
Ermali e Françeska qëndrojnë në sallon të veçuar nga banorët e tjerë. Françeska shpreh se ka nevojë për të ngrënë dhe Ermali i ofron produkte të ndryshme, por ajo nuk bindet. Ermali e përkëdhel dhe e puth, ndërsa Françeska i thotë se po e acaron me sjelljen e tij. Ajo e pyet me shaka se ku ka fjetur mbrëmë, pasi nuk ka qenë në krevat me të, por ai i përgjigjet se ka qenë në krahun e saj të majtë duke fjetur. Françeska ankohet se Ermali nuk e ka puthur në mëngjes për ta zgjuar dhe Ermali justifikohet. Françeska thotë se do të donte të ishte protagoniste e lojërave me surpriza e shpreson që të jetë ajo që të kapë telefonin kur të bjerë.
Si përfundim, Françeska shprehet se do të thotë “jo” tek të gjitha provat, pasi deri tani ka dhënë maksimumin tek provat javore, ndërsa banorët kanë qenë indiferentë. Ajo shton se banorët janë ndërgjegjësuar këtë javë që provat janë të rëndësishme, e tani do të jetë ajo në rolin e tyre që ta kuptojnë se si janë sjellë.
0 comments:
Post a Comment