Sunday, March 11, 2012

Liami, të vështirë qëndrimin në burg; Biseda mes banorëve


Djemtë në dhomën e burgut flasin dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin, ndërkohë që afër tyre qëndron Edgari në këmbë. “Do të doja që të isha në vendin tënd”, i thotë Liami Edgarit dhe kështu fillojnë bisedat e shakatë mes tyre.

Në dhomën e burgut afrohen disa nga banorët të cilët ngacmojnë tre banorët. “Më vjen inat që ata janë atje dhe unë jam këtu”, shprehet Liami. “Mua nuk më vjen”, ia kthen Ermali. “Dua të kafshoj ca njerëz po s’i kafshoj dot”, shprehet Liami.

Françeska i tregon histori personale Gentës dhe Gracianos, duke kujtuar një dhuratë që ka marrë nga i dashuri i saj.

Françeska shkon te dera e dhomës-burg dhe fillon të flasë, duek i thumbuar me fjalë djemtë. Ajo është e shqetësuar për faktin se nuk ka se më cilin prej banorëve të flejë, tani që Ermalit nuk i lejohet që të flejë me të. Ermali i sugjeron që të shkojë nga dhoma tjetër.

Më vonë, banorët në burg fillojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Ndërsa disa nga banorët e tjerë kanë shkuar për t’u argëtuar në pishinë.

Nga dhoma-burg dëgjohen të bërtitura nga Liami, i cili thotë se e ka shumë të vështirë për të qëndruar në burg. “O Vëlli i Madh çfarë na ke bërë, po do t’ia tregoj uën këtyre kur të da;”, thotë ai. Ndërsa të tjerët qeshin.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles