
Klaudja thotë se ndihet shumë mirë nga fakti që është e nominuar,sepse e ka ndier veten aktive brenda në shtëpi. “Të gjithëve u vajtën shtatë nga unë”, shprehet Klaudja, ndërsa Anila ia kthen: “Pse ç’po na bën ti, presion psikologjik apo fizik?”. Banorët të cilët janë prezentë, nuk ndërhyjnë në debatin midis dy vajzave, por dëgjojnë batutat që pasohen nga njëra tek tjetra. “Rëndësi ka që unë nuk jam hije në shtëpi dhe këtë gjë e tregon nominimi”, shprehet Klaudja, pasi përmend emrat e banorëve që mendon se e kanë nominuar. “Mund të jesh edhe hije e zezë”, ia kthen Anila.
Anila i tregon mënyrën se si Klaudja është bërë aktive për mendimin e saj. Ajo thotë se Klaudja ka shpërthyer në të bërtitura në momentin që ka parë Vlashin për herë të parë, nga bukuria e tij, ndërsa më vonë është marrë duke përdorur faktin që ai është i bukur dhe duke ia thënë se nuk ka asgjë tjetër veç bukurisë. Për Anilën kjo nuk është një gjë e vështirë dhe mund ta bëjë kushdo. “Po të përgjigjem sepse duhet të fillosh që të flasësh, jo se e meriton”, shprehet Klaudja për Anilën. Ajo thotë se të gjitha vajzat e kanë pëlqyer Vlashin në momentin që ka hyrë në shtëpi, por Anila i tregon se ajo ka qenë në konflikt me veten dhe se e ka problem personal faktin që shprehet me përpara se ç’duhet, duke përmbysur ato që ka thënë më parë.
Më pas në bisedë marrin pjesë banorë të tjerë, të cilët fillojnë të shmangin debatin, duke e kaluar bisedën në shaka dhe kështu përfundon debati midis dy vajzave.
0 comments:
Post a Comment