
Liami shkon pranë Françeskës dhe ia sqaron asaj shprehjen e tij. Ai thotë se ai bëri thjesht një shaka me të dhe ajo nuk kishte pse të nxiste një konflikt midis tij dhe Ermalit. Françeska i thotë se ajo ia tha Ermalit atë që kishte thënë Liami, pasi edhe Gentjana në atë moment i kishte thënë të njëjtën shprehje Ermalit dhe kështu sqaron situatën të cilën vetë Genta e konfirmon.
Liami i thotë Françeskës se ajo nuk duhet që të nxisë debate e keqkuptime të tilla sepse nuk është në interesin e askujt, sidomos të sajin pasi ajo është në nominim dhe në këtë mënyrë rrezikon, sipas tij. Françeska i thotë Liamit se ajo nuk e bëri me tentencë, por thjesht i tha Gentës “mos përsërit fjalët e Liamit”. Liami jystifikohet duke thënë se ai ishte thjesht duke bërë shaka dhe i thotë Françeskës “nëse do të doja të ofendoja Ermalin do ta kisha bërë gjatë një debati dhe do t’ia kisha thënë atij, jo ty”.
Pjesa tjetër e banorëve ndodhen në dhomën e ndënjes, ndërsa Liami bisedon me Françeskën i veçuar prej tyre në mënyrë që ata të mos e kuptojnë konfliktin që ka lindur midis Ermalit dhe Liamit. Ai pret që të sqarohet me Ermalin, por vetëm, jo në prani të banorëve të tjerë.
0 comments:
Post a Comment