Thursday, March 15, 2012

Lorena: “Graciano është tip”; Arbri-Lorit: “Je lulja më e bukur”

Arbri i kërkon Lorenës, e cila është gardiane e burgut, që t’a lejojë të dalë të pijë një cigare nën mbikëqyrjen e saj. Ata fillojnë të bisedojnë e Arbri thotë se derimë tani ka menduar që Lorena ka patur opinion pozitiv për të, por mesa duket nuk qenka kështu. Lori komenton me Arbrin për fjalët që ai ka thënë për të e Arbri përgjigjet se ka folur me Gracianon për të. Lori thotë se Arbri po të kishte pak respekt për të duhet t’ia kishte thënë opinionet që kishte për të.

Lori shprehet se e pranon shakanë, e Arbri mund të kishte folur me të për situatën e ndodhur për disa ditë më parë. Graciano afrohet pranë tyre e Lori i thotë se nuk mund të afrohet, pasi Arbri duhet të rrijë i veçuar prej banorëve meqënëse është i dënuar. Arbri shprehet se Lorit i paska mbetur hatri ndaj tij, por ajo mohon. Arbri e pyet nëse Lori e pëlqen Gracianon e ajo pohon duke thënë se ai është djalë shumë i mirë. Arbri shprehet se Graciano është djalë flori, pa të meta e i sinqertë.

Arbri kërkon të dijë nëse Lorena e Graciano kanë shkuar përtej puthjeve e ajo përgjigjet se nuk ka asgjë më shumë nga ç’kanë parë banorët. Arbri thotë se nuk i ndjek gjithë ditën ata si çift, e Lori përgjigjet se në të vërtetë Arbri është marrë një ditë të tërë me ta. Arbri pyet Lorenën se çfarë i pëlqen te Graciano e ajo përgjigjet se i duket tip dhe i sinqertë. Lorena pyet Arbrin se çfarë mendimi ka për të e ai përgjigjet se i duket vajzë e mirë, por pak e mbyllur. Arbri kërkon të dijë më shumë për lidhjen e Lorit me Gracianon, por ajo përgjigjet se Arbri po fut fundët më tepër se ç’duhet. Lori i thotë Arbrit: “Je si bleta që shkon lule më lule” e ai i përgjigjet : “Ti je lulja më e bukur”. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles