Saturday, March 31, 2012

Luajnë me Gentën (Bebe), vazhdon prova


Prova e javës ende nuk ka përfunduar dhe banorët nuk e dinë se kur mund të fillojnë përsëri kërcimin e “Single Ladies”. Genta dhe Vlashi vazhdojnë pjesën e tyre të provës, ndërsa të tjerët presin njoftimet e radhës nga Vëllai i Madh dhe shtëpia ka rënë në qetësi.

Banorët janë të qetë dhe shpesh përpiqen të luajnë duke thënë emra personazhesh të njohur që u fillon emri me një shkronjë të caktuar që e vendosin vetë. Në shtëpi dëgjohen herë pas here të qarat e Gentës si bebe. Banorët argëtohen duke i shkuar pranë dhe e ngacmojnë. Gentës i janë paracaktuar disa fjalë me atë të të cilave ajo do të shprehe ndjesitë e saj si mërzitja, gëzimi dhe do të kërkojë ushqim, ujë, apo edhe të ece nëpër oborr.

Vlashi vazhdon të kujdeset për të duke e ushqyer dhe duke e shëtitur nëpër shtëpi. Vlashi shprehet i shqetësuar për provën pasi ai duhet të flejë në divan dhe Genta në krevatin e vogël të provës.
Gjatë kësaj kohe banorët bisedojnë edhe për gjëra të përgjithshme dhe hamendësojnë se cila do të jetë prova e radhës dhe kush prej tyre do të realizojë provën gjatë natës së spektaklit.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles