
Banorët janë të shqetësuar nëse Vlashi do ta vërë në zbatim atë që thotë. Ata kanë një javë që brenda shtëpisë kanë një buxhet të limituar dhe janë ankuar për mungesë ushqimesh. Këtë javë banorët duken më të interesuar për provën e javës dhe shqetësohen për Vlashin sepse në rast se ai lë provën ata mund ta humbin atë dhe përsëri do të vuajnë për ushqime e cigare.
Kështu fillimisht është Klaudja që flet kundër Vlashit duke thënë se ai nuk ka respekt nëse e bën një gjë të tillë sepse në lojë ata janë të gjithë bashkë dhe se ai nuk ka ndonjë provë të vështirë.
Pas saj edhe pjesa tjetër e banorëve dalin jashtë dhe flasin për Vlashin, ndërkohë që ai vazhdon të bëjë dadon e Gentës brenda në shtëpi edhe pse i mërzitur.
0 comments:
Post a Comment