Saturday, March 31, 2012

Përfundon prova “Single Ladies”, vazhdon për Gentën e Vlashin;- Françi, “PO”, lyen flokët jeshile

Graciano për një kohë të gjatë u mëson tre djemve, Ermalit, Liamit dhe Arbërit që të mësojnë të kërcejnë “Single Ladies” të Beyonce. Ata e kanë të vështirë sidomos Ermali dhe Liami të cilët nuk mësohen dot të kërcejnë mbi taka dhe pas një farë kohë vendosin që të kërcejnë zbathur. Më në fund pas më shumë se një orë djemtë mësojnë të kërcejnë dhe përfundojnë kështu provën e tyre.

Ndryshe nga djemtë, prova e javës vazhdon për pjesën tjetër të banorëve. Genta dhe Vlashi vazhdojnë provën e tyre ku Genta tashmë ka mësuar vetëm disa fjalë si për shembull, mamam (kërkon të hajë), nana 9 kur i vjen gjumë etj. Ajo duhet të flejë në krevatin e saj të vogël, ndërsa Vlashi (Dadoja) duhet të flejë në divan dhe të kujdeset për nevojat e bebit.

Edhe për Françeskën prova vazhdon. Ajo thirret të shkojë në dhomën e rrëfimit dhe kur kthehet u bën të ditur banorëve se ka pranuar t6ë bëjë provën e radhës. Këtë herë Françeska duhet të lyejë flokët e saj ngjyrë jeshile dhe nuk duhet t’i lajë deri sa Vëllai i Madh të mund ta njoftojë për një veprim të tillë.

Françeska shkon në zonën ku duhet të lyejë Flokët dhe banorët e tjerë e shohin nëpërmjet monitorit që ndodhet në shtëpi. pas disa minutash Françeska kthehet në dhomën e ndenjes dhe djemtë duartrokasin për ndryshimin e saj, pasi ajo ka thënë më parë se nuk do që të eksperimentojë me flokët e saj.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles