Friday, March 9, 2012

Erioni: “Kapjen e dorës me Françeskën e propozova unë”

Ndërkohë që banorët në kopsht, vazhdojnë të diskutojnë për provën javore, por tashmë për taktikat që ndjekin për ta bërë sa më të lehtë dhe sa më të saktë provën. Erioni dhe Françeska tregojnë për gjestin e shumëfolur nga Klaudja ditën e djeshme, për kapjen e duarve midis tyre, duke thënë se ishte një taktikë e mirë për t’i shpëtuar gjumit. “Ai që e propozoi isha unë, për t’i shpëtuar gjumit”, shprehet Erioni. Klaudja qesh, duke treguar se ky është një justifikim.

Më pas biseda devijon dhe tashmë flasin për nominimet. Klaudja shpreh dëshirën për të qenë e nominuar sepse sipas saj, vetëm në atë mënyrë mund të kuptojë se sa e dashur është për publikun.

Françeska, Meti dhe Graciano diskutojnë për provën javore gjatë ditës së djeshme, duke përmendur disa prej banorëve të cilët kanë sakrifikuar edhe përtej mundësive, për ta kaluar provën me suksese. “Edi ishte me operacion dhe qëndroi aq shumë”, shprehet Françeska. Graciano tregon për Lorenën, e cila ka ndenjur shumë gjatë brenda kutisë.

Liami dhe Françeska diskutojnë për Anilën dhe kërcimet e saj provokuese. Liami thotë se ajo kërcen bukur dhe se është shumë ndjellëse për djemtë, ndërsa Françeska thotë se ajo përmend faktin që ka qenë balerinë, për t’u kamufluar me ato fakte, se në të vërtëtë kërcimi i saj nuk ka fare ngjashmëri me atë të një balerine. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles