Thursday, March 22, 2012

Mimoza Krasniqi “Miss Big Brother Albania”


Gazeta Paloma ka marre persiper nje detyre shume te veshtire: do te shpalli miss dhe mister “Big Brother” te te peste edicioneve qe jane zhvilluar deri tani. E dime qe kjo nuk do te jete pune e lehte, jo per ne se ne i kemi shume te qarta ne mendjen tone pozicionet, si per femrat, ashtu edhe per meshkujt, por jemi te sigurt qe do te kete shume te pakenaqur nga publiku, i cili, sidomos ne ceshtjet lidhur me “Big Brother”, eshte shume i ndjeshem. Qe te mos kete kontestime, po ju tregojme qe ne fillim se perzgjedhja do te behet per pamjen e jashtme, megjithate, sic ndodh shpesh ne konkurse te tilla bukurie, edhe tipare te tjera do te luajne rolin e tyre, si zgjuarsia, eleganca, fotozhenia etj. Gjithashtu, do te kete nga nje perfaqesues per cdo edicion, me perjashtim te BB2, ku e kishim te pamundur te zgjidhnim vetem nje vajze. Jeni kurioze te mesoni renditjen?
1) Mimoza Krasniqi (BB2)
Nese themi perfeksion, gjeja e pare qe na vjen ne mendje eshte portreti i Mimozes. Jane realizuar pese edicione te “Big Brother”, kemi pare te hyjne e te dalin shume vajza, por nuk na ka ndodhur te shohim asnjeren 24 ore ne 24 te palyer, ne dush, duke qare e ne cdo situate te mundshme, te ruaje freskine e bukurine e Mimozes.
2) Ilda Gega (BB1)
Iilda Gega eshte nje emer qe nuk do te harrohet kollaj ne te gjithe edicionet e “Big Brother”. Edhe pse nuk qendroi gjate brenda shtepise, ajo arriti ta bente emrin e saj qe te permendet edhe sot e kesaj dite. Padyshim qe pamja e jashtme eshte nje nder pikat e forta te Ildes. Pervec fytyres, qe merition vetem nje mbiemer: e bukur, edhe 178 centimetrat, qe rralle i ndesh te nje femer shqiptare, e bejne Ilden nje nder femrat me te bukura qe kane qene ndonjehere brenda shtepise se “Big Brother”. Me nje diference shume te vogel nga vendi i pare.


3) Adelajda Xhamani (BB2)


Adelajdes edhe Angelina Jolie do t’ia kishte zili buzet. Padyshim qe jane ato tipari kryesor qe dallon ne portretin e saj. Adela eshte e bukur, per kete nuk ka dyshim. Megjithate, per te fituar vendin e pare dhe titullin e miss-it ne nje konkurs bukurie e dime te gjithe qe nuk mjafton vetem nje fytyre e bukur, por duhet edhe nje trup perfekt. Prandaj, sado qe e kemi xhan Adelen, nuk e mbajme dot me hater dhe ato centimetrat me shume qe do i duheshin per te fituar vendin e pare nuk ia japim dot. Por jemi te sigurt qe ajo eshte shume e kenaqur me pozicionin e trete!
4) Bertina Mehmeti (BB3)
Nese do te kishte nje cmim te vecante brenda ketij konkursi per floket me te bukura, padyshim qe kacurrelat e Bertines do te fitonin vendin e pare. Por meqenese ne nje konkurs bukurie merren parasysh shume gjera, atehere Bertines do t’i duhet te mjaftohet me vendin e katert. Ka nje fytyre te bukur dhe kete nuk e mohon njeri, por fiziku eshte ai qe e penalizon, sikur te ishte per disa kile dhe centimetra me shume besojme edhe qe renditja ne kete klasifikim do te kishte qene me e larte. Megjithate, edhe vendi i katert eshte mjaft mire.
5) Franceska Jace (BB5)
Mund te jete arrogante, antipatike, e paedukuar, apo cfare te doni ju, megjithate askush nuk e mohon dot qe Franceska eshte nje vajze mjaft simpatike. Te pakten ne edicionin e ketij viti veshtire ta konkurroje ndonje nga vajzat e tjera. Prandaj ne nuk e linim dot jashte ketij klasifikimi. Edhe pse e bukur se jashtmi, sjellja dhe inteligjenca nuk jane aleatet me te mire te Franceskes, duke bere qe shpesh bukuria fizike te kaloje ne plan te dyte. Pavaresisht kesaj, vendi i peste eshte i teri i saj.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles