Tuesday, March 27, 2012

Erioni godet Klaudjan, kjo ofendon ate dhe gjithe banoret


Erioni godet me shapke Klaudjan per loje, por ajo acarohet dhe fillon qe te ofendoje Erionin.

klaudja-debate-26-3Gjate kohe qe Klaudja ofendon Erionin, ai ia kthen me ironi dhe qetesi dhe banoret e tjere qeshin me situaten mes atyre te dyve. Ne kete moment Klaudja shperthen ne ofendime te renda per te gjithe banoret “ketu jetoj me kafshe, me copa mishi qe ecin neper shtepi” thote Klaudja. Banoret e tjere acarohen dhe nje e nga nje futen te gjithe ne debatin e Klaudjas. 

Klaudja ofendon banoret duke u drejtuar ne numrin shumes dhe banoret fillojne te debatojne. Anila thote se ajo nuk do te toleroje asnjeri qe ta ofendoje dhe fillon qe t’i kerkoje Klaudjes qe te mos ofendoje me, por Klaudja i pergjigjet “do te ofendoj sa te dua”. Anila e acaruar i thote Klaudjas “mos ofendo me se nese vazhdon keshtu shapka heres tjeter do te te bjere kokes”. 

Klaudja debaton edhe me Françesken te ciles i thote se ajo flet me kamerat dhe nuk eshte aktive ne shtepi. e ndersa Klaudja vazhdon ofendimet me te bertitura te medha, Françeska i thote me qetesi “je ti ajo qe ke ardhur te flisje me mua, pse erdhe kur e di qe une flas me kamerat”. Anila dhe Françeska akuzojne Klaudjan se nuk di te beje asgje. “ti s’di as te ndezesh lavatriçen, asnje pune s’di te besh, as nje supe per vete nuk di te besh, keshtu qe s’mund t’u thuash ketyre njerezve se s’dine te bejne asgje”. 

Anila i thote Klaudjas se ajo i konsideron te tjeret se me te ulet se veten e saj, por eshte ajo me e ulet se te gjithe per fjalorin e ulet dhe mungesen e respektit qe shfaq ndaj banoreve te tjere.
Banoret ndahen ne dy grupe ku disa debatojne me Klaudjan dhe disa te tjere qe mendojne se Klaudja po e ben kete gje sepse po kerkon pikerisht te acaroje banoret e tjere. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles