Wednesday, March 14, 2012

Biseda për Ditën e Verës;- Erioni: “Çfarë janë ballokumet?”

Banorët dalin në oborr dhe fillojnë që të shkëmbejnë biseda të ndryshme. Kryesisht ata flasin për festën e sotme duke komentuar zbukurimet që Big Brother ka vendosur rreth e përqark oborrit. Ata hedhin mendime se çfarë mund të bëjnë gjatë ditës së sotme për të festuar këtë ditë të veçantë që simbolizon ardhjen e verës dhe largimin e dimrit të ftohtë.

Të dënuarit që ndodhen brenda qelisë së tyre janë duke ngrënë ballokume, ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste. E ndërsa ata shijojnë ëmbëlsirën, Edgari në oborr flet për ballokumet. Erioni që është i pranishëm aty e pyet “Çfarë është ballokumja?” pyet ai dhe kjo bën që të tjerët të habiten. Edi i çuditur e pyet se si ka mundësi që ai të mos e dijë se çfarë janë ballokumet dhe fillon që t’ia shpjegojë. Erioni ka jetuar për shumë vite larg Shqipërisë dhe nuk ka dëgjuar se çfarë janë ballokumet .

Më pas banorët bisedojnë për të tjera gjëra. Ata ngacmojnë Gentjanën për debatin që ajo pati dje me Gracianon, por Genta ua kthen po me shaka duke u lënë të kuptohet se ngacmimet e tyre nuk po e mërzisin aspak.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles