
Meti dhe Anila shtrihen në të njëjtin krevat, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër është Ermali dhe Françeska, të cilët përqafohen dhe rrinë shumë afër njëri-tjetrit.
Liami, duke u praktikuar me provën javore, fillon të bëjë shaka me banorët. Atij i duket çudi që të gjithë banorët gumëzhijnë, duke gërmëzuar alfabetin dhe thotë duke qeshur se ka mundësi që të dalin të çmendur nga loja.
Ndërkohë që disa prej banorëve vendosin që të flenë gjumë, Françeska dhe Ermira bisedojnë me zë të ulët. Ermira mendon se Edgari është ai që do ta fitojë provën javore, sepse ka qenë shumë i preokupuar. “Le ta fitojë, unë s’e kam problem hiç”, shprehet Françeska. Më pas vajzat flasin për festat, meqë sot ësstë festa e mësuesit. Ato tregojnë për eksperiencat dhe për dhuratat që kanë marrë gajtë festave.
0 comments:
Post a Comment