Wednesday, March 7, 2012

Françeska: “Jam e sigurt që nuk eliminohem këtë javë”; Flasin për festat

Ndërsa disa prej banorëve janë në gjumë, disa të tjerë janë duke biseduar me njëri-tjetrin . Arbri i pyet banorët se për çfarë do t’i vinte keq, nëse do të dilnin nga shtëpia natën e së shtunës. Anila thotë se do t’i mungojë shtëpia, banorët dhe bisedat me ta. Françeska thotë se nuk ka për t’i munguar asgjë nga shtëpia. “As për Ermalin, do të ndihet vetëm”, i thotë Arbri. Ajo i tregon se do ta takojë kur të dalë nga shtëpia dhe e siguron se Ermali ka karakter të fortë, aq sa të mos ndiejë mugesën e Françeskës. Françeska thotë se është e sigurt që nuk do të dalë nga shtëpia mbrëmjen e së shtunës.

Doloreza, Gentiana dhe Edgari bisedojnë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të diskutojnë për tema të ndryshme. Doloreza kujton që sot është data 7 mars dhe mendon se Vëllai i Madh mund t’i bëjë ndonjë surprizë, njësoj siç ka qenë vitet e kaluara. Të tre diskutojnë lidhur me festat dhe mënyrën se si mund të festojnë.

Gentiana tregon për Gracianon dhe thotë se e ka shumë përzemër, ndërsa Doloreza ia pret shkurt, duke i thënë: “Ti kështu i ndan njerëzit, ca shumë, ca hiç”. Gentiana sqaron se Gracianon e ka më shumë përzemër se gjithë të tjerët.

Françeska dhe Liami, në dhomën e gjumit flasin për Gentën. Françeska thotë se shpeshherë nuk i pëlqen mënyra se si reagon Genta. Liami nuk është dakord me Françeskën, por mendon se ajo mund të ketë pasur një të kaluar të hidhur, ku mund të ketë vuajtur. Më pas Françeska flet për marrëdhënien e saj me Ermalin, duke thënë: “Unë nuk e dua Ermalin, mendoj që thjesht është mendjemadh”. Ajo tregon për karakterin e tij dhe thotë se i pëlqen fakti që ai fal. “Po, nuk mban inat”, konstaton Liami.

Pak më vonë, të gjithë banorët vendosin që të flenë gjumë dhe kështu bie qetësia në shtëpinë e Big Brother.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles