Wednesday, March 7, 2012

Françeska-Gentës: “Mos bëj shaka me mua”; Të gjithë luajnë

Disa nga banorët ndodhen në dhomën e ndenjes, ndërsa Genta i reciton poezitë që i ka krijuar ndër vite. Ajo krijon poezi gazmore për banorët, duke përdorur rimë e duke përmendur karakteristika të secilit. Banorët qeshin teksa e dëgjojnë. Më pas ajo krijon disa vargje për Ermalin dhe Françeskën, lidhur me marrëdhënien e afërt të tyre brenda shtëpisë. Ndërsa Françeska, duke marrë shkas nga këto vargje, i kërkon Gentës që të ketë më shumë kujdes lidhur me të, qoftë edhe me shakatë që mund të bëjë. Genta shprehet se është e çuditur nga kjo sjellje e saja, pasi është hera e parë që e dëgjon të flasë kështu, por në fund, i premton se do të mundohet që t’i shmangë shakatë me të. “Meqënëse s’mbake shaka, nuk do të bëj më shaka me ty”, shprehet Genta.

Banorët grumbullohen në kuzhinë dhe fillojnë të hedhin ide mbi lojërat që mund të improvizojnë brenda shtëpisë.

Pak më vonë banorët fillojnë të luajnë me njëri-tjetrin, duke gjetur një profesion, të cilin ua thonë të gjithë banorëve në vesh, veç banorit që vendos të jetë protagonist. Me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve, banori duhet të arrijë të gjejë profesionin e zgjedhur.

Banorët vazhdojnë të luajnë për shumë kohë me këtë lojë, ndërkohë që Klaudja dhe Françeska dalin në kopsht për të pirë cigare.

Loja midis banorëve vazhdon ende.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles