
Më pas, Françeska qëndron ne dhomën e gjumit me Gentën e i tregon për ish të dashurin e saj. Ajo i tregon se si janë njohur në qytetin e saj, në Vlorë, e se si janë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Françeska thotë se ka kaluar shumë mirë me të pasi dilnin shumë, dhe Genta e pyet nëse ai e shikon tani. Françeska i përgjigjet se ish i dashuri është në burg dhe nuk e di nëse e ka mundësinë për ta parë. Françeska shprehet se ai ka bërë gabime për të cilat po paguan, e Genta e pyet nëse ka qenë nevrik me të. Françeska përgjigjet se ai është sjellë shumë mirë me të pasi e dashuronte dhe ka ndryshuar shumë për të. Ajo tregon se ka ndenjur me të që prej qershorit e deri par se të futej në BB. Gjëja më e bukur që ka tani janë letrat që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, e sa herë që ai i shkruante e prekte me fjalët që i thoshte, dhe qante gjithmonë.
0 comments:
Post a Comment