Banorëve u komunikohet prova e dytë për ditën e sotme. Vlashi e Genta janë protagonistët e saj dhe prova që duhet të kryejnë është: Vlashi do të jetë në rolin e dados, ndërsa Genta do të jetë fëmijë i vogël, për të cilën do të kujdeset Vlashi. Genta do të qëndrojë në një krevat fëmijësh të vegjël, e Vlashi do të qëndrojë pranë saj.Në shtëpi krijohet situatë gazmore, e Genta qëndron në krevatin e vogël, e mban biberon e kur i afrohet banorët fillon të qajë si fëmijë. Ermali afrohet e i thotë se qenka fëmijë shumë i bukur, ndërsa Genta nuk flet e Vlashi kujdeset për të.
Më pas, banorët marrin komunikimin që Meti e ka humbur provën pasi i ka rënë topi në tokë, gjë që nuk ishte e lejuar. Banorët e komentojnë këtë fakt e Anila i thotë Metit se ai premtoi se nuk do të hante përsa i duhej të mbante topin, por e ka thyer menjëherë premtimin. Anila shton se kushedi se ç’do t’i kishin bërë banorët nëse do ta kishte humbur ajo provën.
0 comments:
Post a Comment