Sunday, March 11, 2012

Surprizë për Elvisin në studion e BB

Arbana shprehet se është momenti për të pritur Elvisin, të eleminuarin e rradhës, në studion e Big Brother-it.

Arbana e pyet Elvisin se cila ka qenë arsyeja që publiku e ka votuar për të lënë shtëpinë e ai përgjigjet se publiku nuk e ka njohur ashtu siç është në të vërtetë dhe e pranon se është pak i ngadaltë, ndërkohë që duhet të ishte më i gjallë e më i përfshirë. Ai thotë se Meti ka qenë shoku i tij i vetëm, ndërsa me pjesën tjetër të banorëve nuk e lidh asgje më shumë sesa fakti që kanë qenë konkurentë në të njëjtën lojë.

Arbana i thotë Elvisit se në dhomën e rrëfimit, të tre të nominuarit kanë rrëfyer momentet e tyre të dobësisë, ndjesitë për njerëzit që i presin jashtë. Në këto momente shfaqet një klip me rrëfimin e tij në konfesional. Elvisi ka folur për të dashurën e tij, e cila ndodhet në studio për t’i bërë atij surprizë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles