Monday, March 12, 2012

Takim romantik në qelinë e burgut

Banorët pas darkës bejnë lojra në dhomën e ndenjes dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë dhe shkëmbejnë shaka të ndryshme. Françeska shkon pranë qelisë së tre të dënuarve dhe i kërkon Ermirës, gardianes së burgut, që të takojë Ermalin brenda në qeli. Ermira e lejon dhe i përcakton orarin e kohëzgjatjes së vizitës dhe u kujton se ajo është duke i vëzhguar.

Françeska shkon pranë shtratit të Ermalit dhe i thotë duke e puthur e përqafuar “më kishte marrë shumë malli për ty”. Më pas Ermali e pyet se si ka fjetur ajo natën e kaluar pa Ermalin pranë dhe shton “do vish të flesh këtu me mua sonte”. Françeska i përgjigjet “po” dhe Ermali e sygjeron që ajo të bëjë kërkesë te Vëllai i Madh për këtë gjë.

Françeska i thotë në formën e një pyetjeje Ermalit,”ty nuk të merr malli fare për mua, apo jo?”, por Ermali i përgjigjet “më merr, si s’më merr”. Gjatë kësaj kohe Françeska dhe Ermali shkëmbejnë puthje e përqafime të ngrohta mes tyre, ndërsa Liami dhe Arbëri mbajnë një çarçafë të hapur, për të penguar shikimet e banorëve të tjerë kundrejt çiftit duke krijuar kështu një situatë qesharake.

Ermira njofton Ermalin dhe Françeskën se edhe një minutë ka ngelur nga takimi i tyre, ndërsa ata i luten që t’i lërë pak më shumë bashkë.
Nuk kalon shumë kohe dhe Ermira i njofton përsëri çiftin se duhet të dalë Françeska. Të dy puthen në buzë dhe Françeska del nga qelia. Pas këtij takimi romantik, tre djemtë fillojnë përsëri bisedat e tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles