Tuesday, March 13, 2012

Klaudja për Dolorezën: “Nuk e duroj dot fare, është antipatike”

Banorët rrinë në dhomën e ndenjes. Graciano është ulur pranë Klaudjas dhe bisedojnë për djemtë që janë të dënuar. Në një moment Klaudja i thotë Gracianos për Dolorezën “shife pak këtë, s’e duroj dot fare”. Graciano fillimisht i kërkon që të mos flasë aq hapur sepse Doloreza dhe banorët e tjerë ndodhen shumë pranë tyre. Klaudja vazhdon më tej duke thënë se Doloreza i duket mendjemadhe dhe se nuk e pëlqen fare tipin e saj.
Ajo shton se dëshiron që Doloreza të dalë nga shtëpia këtë javë duke qënë se është në nominim.

Klaudja i kërkon Gracianos që të dalin në oborr për të pirë cigare sepse dëshiron që edhe t’i thotë diçka atij. Kështu të dy dalin në oborr dhe vazhdojnë aty bisedën e lënë përgjysmë. Klaudja fillon që t’i thotë Gracianos arsyen se përse nuk e pëlqen Dolorezën. Ajo i tregon se ka marrë inat që natën e spektaklit që ajo qau për një shprehje të Gentës. Ajo tregon se Doloreza i ka thënë se nuk do që të krijojë probleme mes Klaudjas dhe Erionit, por sipas Klaudjas nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Nuk më pëlqen fare si si ajo regai ndaj Erionit” thotë Klaudja.

Më pas ata flasin për sjelljen e Dolorezës në lojë ku Graciano thotë se Doloreza është tip që i studion të tjerët dhe po pret që të shpërtheje. Klaudja nuk ndan të njëjtin mendim me Gracianon.
Klaudja më pas thotë se edhe fakti që Doloreza po afrohet me Vlashin nuk i pëlqen. “Është shumë antipatike” thotë Klaudja. Jashtë dalin edhe banorë të tjerë dhe biseda e saj me Gracianon për Dolorezën, përfundon këtu.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles