
Të gjithë banorët shkojnë në dhomën e ndenjes dhe Vlashi fillon që të lexojë përmbajtjen e zarfit. Këtë herë prova e javës ka të bëjë me surprizat që do të marrin banorët gjatë javës. Pranë derës se dhomës së rrëfimit është vendosur një telefon. Banorët duhet të jenë të vëmendshëm që të ngrejnë telefonin kur të bjerë.
Kjo provë është e rëndësishme për surprizat që do të marrin banorët gjatë kësaj jave. Banorit që ngre telefonin do t’i komunikohet një surprizë nga Vëllai i Madh dhe kjo surprizë do të jetë vetëm për të.
Banorët gëzohen dhe përgatiten që të jenë të vëmendshëm për të ngritur telefonin pasi shpresojnë se ndoshta do të marrin përsëri cigare.
0 comments:
Post a Comment