Saturday, March 31, 2012

Vlashi heq dorë nga loja; Françeska qan; Banorët debatojnë

Ndërsa banorët janë në dhomën e ndenjes, duke biseduar me njëri-tjetrin për temat e tyre të zakonshme, Françeska dhe Ermali rrinë shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur për provën në të cilën Vëllai i Madh e ka vendosur Françekën. Ajo thotë se ndihet e lodhur dhe se nuk mund të vazhdojë të eksperimentojë me flokët e saj. Ermali e këshillon që të mos pranojë më të sakrifikojë, por të thotë “jo”, pa e menduar dy herë.

Vlashi shkon afër Gentës dhe i thotë asaj se nuk mund ta vazhdojë më provën, por për të do të vijë një tjetër banor që të kujdesët, duke bërë rolin e dados. Banorët shprehen të indinjuar se Vlashi nuk mund të heqë dorë kaq shpejt, por ai thotë pa e zgjatur bisedën se tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar.

Françeska vazhdon që të rrijë shtrirë me Ermalin, ndërsa atje shkon Vlashi dhe u komunikon se e ka ndërprerë provën, pasi i dukej sikur po binte në depresion. Françeska thotë se është e mërzitur dhe se në një farë mënyre është penduar që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother. Ajo fillon të qajë, ndërsa Ermali i qëndron afër, duke i thënë se pa asnjë problem ajo mund të refuzojë provën për të mos u ndier keq me veten.

Banorët në dhomën e ndenjes fillojnë që të debatojnë me njëri-tjetrin, pasi shumica e tyre kërkojnë që ta lënë provën. Arbri, Klaudja dhe Erioni mendojnë se banorët duhet të sakrifikojnë, sepse këto prova janë të arritshme dhe se mund t’ia dalin nëse vërtet do të duan që ta kryejnë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles