
I dyti nga banorët që i bën pyetje Vlashit është Edgari, i cili kërkon që të dijë nëse është krenar që është nga Durrësi dhe Vlashi përshigjet: “Po”.
Gentiana është kurioze të dijë se cili është synimi i hyrjes së Vlashit në Big Brother.
Vlashi thotë se synimi i tij është që ta shijojë qëndrimin e tij brenda, por edhe të fitojë në fund.
Arbëri e pyet se sa kohë kalon ai në rrjetin social “Facebook”, dhe Vlashi thotë se kalon afërsisht një orë.
Lorena kërkon të dijsë së çfarë vlerëson ai tjetër tek vetja, përveç faktit që është i bukur dhe Vlashi thekson të qenët i sinqertë dhe mënyrën e komunikimit.
Liami është kurioz të mësojë nëse Vlashi ndërron shpesh shoqëri, apo ka një shoqëri që e ruan prej kohësh. Vlashi thotë se i konsideron shumë të afërt ata miq që i ka që nga fëmijëria, kurse pjesa tjetër nuk është edhe aq e rëndësishme për të.
0 comments:
Post a Comment