Tuesday, March 27, 2012

Françeska: “Babait tim duhet t’i ketë pëlqyer shumë Ermali”;Thashetheme për banorët


Françeska qëndron me Anilën në kopësht duke biseduar e duke komentuar banorët. Françeska komenton për Gracianon: “Ky sikur nuk e do fare Lorenën, i rri shumë ftohtë”. Ajo shton se femra sillet në bazë të veprimeve dhe afrimitetit që i jep mashkulli. Anila e mbështet Françeskën dhe thotë se i është kujtuar surpriza që ka marrë ajo këtë të shtunë, me darkën romantike e për më tepër, të pregatitur nga babai i saj. Anila thotë se i ka pëlqyer shumë surpriza e bërë për Françeskën nga babai i saj e Françeska përgjigjet se babait të saj do t’i ketë pëlqyer shumë Ermali, përderisa i ka bërë atë surprizë, duke gatuar për të dy. Françeska thotë se nuk ka arsye përse babait të saj mos t’i pëlqejë Ermali, pasi ai është djalë i mirë.

Graciano afrohet pranë vajzave e komenton Liamin. Ai thotë: “Liami hiqet si Zot shtëpie”, e Anila i mëshon këtij mendimin duke shtuar se Liami është ‘pronari’ i shtëpisë. Graciano thotë se nuk e llogarit fare Liamin, pasi nuk i duhet as i zgjuar dhe e përfundon fjalinë duke thënë: “Nuk flas më se do më dalin të shtunën në klip”. Anila përgjigjet se dhe po të dalë, nuk është ndonjë gjë për t’u patur frikë e Françeska e pyet: “Pse ke frikë nga Liami ti?!”.

Si përfundim, banorët komentojnë pesëshen e të preferuarve,ku Anila shprehet se do të donte që të ishin në nominim Liami e Klaudja, e të ikte njëri prej të dyve. Françeska supozon se po të jenë në nominim Liami, Ermali e Klaudja, do të largohet kjo e fundit. Anila thotë: “Imagjinoni të fitojë Arbri BB?!”, e Françeska përgjigjet: “E pamundur, nuk e di se çfarë do të bëja”. Kjo e fundit mendon se pas dy javësh do të dalë në nominim Klaudja, e po ashtu do të eliminohet nga shtëpia e BB. Françeska po ashtu, hedh idenë që Ermali të jetë fitues i BB, e shpreh habi. Lorena shprehet se Arbrit i ka hipur vetja në qejf dhe kjo do ta bëjë të humbasë shumë pikë. Ajo shton se ka shumë antipati për Arbrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles