Home » » Arbri-Gertës: “Pranon të fejohemi në BB?”
Arbri-Gertës: “Pranon të fejohemi në BB?”
Arbri e Gerta qëndrojnë në oborr, ku Arbri e pyet Gertën: “Nëse e porosis një unazë për ty, do ta pranojë?” e Genta mohon. Ai shton: “Përse të mos fejohemi këtu brenda?”, ndërsa ajo i thotë me shaka se Arbrit i bëri keq dielli ose dreka që hëngri. Arbri vazhdon ta pyesë e Gerta thotë se Arbri po bën si fëmijë, dhe po çmendet, ndërsa ai i dedikon një këngë. Arbri afrohet pranë Gertës për ta puthur, por ajo largohet dhe i kërkon Arbrit të pushojë. Pranë tyre afrohet dhe Ermali, e të dy së bashku ngacmojnë Gertën.
Më pas, Arbri komenton Liamin, duke i thënë Gertës se Liami po qëndron vetëm me qëllim që ata të shkojnë pranë tij, e për pak do t’i thërrasë që t’i bashkohen atij. Ai shton se Liami mendon se ata do t’i shkojnë nga pas, por ata nuk do të lëvizin nga vendi.
Së fundi, Ermali e Liam u kërkojnë Françeskës e Gertës që t’i lyejnë flokët, ndërsa Edi i thotë Grandiolës:” Ikën dhe këta të dy. Pra, dy me pak në shtëpi”
0 comments:
Post a Comment