
“Kush e mendonte se do të hynim këtu!”, shprehet Liami, duke kujtuar periudhën kur ka qenë jashtë shtëpisë së Big Brother. Genta thotë se as ajo nuk mund ta mendonte dot një gjë të tillë. Ndërsa Erioni thotë se ka ardhur rastësisht në Shqipëri dhe se as ai nuk e ka çuar nëpër mend hyrjen në Big Brother.
Më pas ata diskutojnë për imazhin që do të jetë krijuar, me daljen nga shtëpia e Big Brother. Liami mendon se kjo eksperiencë do t’i vlejë shumë, për sa i përket profesionit të dixheit. Erioni thotë se tashmë secili nga banorët është etiketuar nga diçka që e personifikon dhe se çdo gjë ndryshe që mund të bëjnë, nuk mund të bëjë që publiku ta shikojë me një sy tjetër.
0 comments:
Post a Comment