Tuesday, April 17, 2012

Graciano i nevrikosur “kërcënon” Liamin “Kujdes kur përmend familjen time”

Banorët vazhdojnë diskutimet dhe Liami që nga pishina i thotë Gracianos se ai si balerin nuk mund të marrë aq shumë të ardhura saqë të kursejë lekë. Kjo bën që në diskutimin e tyre të ndërhyjnë edhe banorë të tjerë. Liam në një moment u thotë banorëve se Graciano mburret me lekët e mamit dhe është meritë e saj që ai arrin që të kursejë. Françeska i del në mbrojtje Gracianos dhe i thotë Liamit se nuk ka asgjë të keqe që një nënë apo baba të ndihmojë me të ardhura fëmijën e vet.

Teksa banorët hyjnë në dhomën e gjumit Graciano i afrohet Liamit të fytyrë dhe fillon t’i flasë me zë të lartë duke e kërcënuar në një farë mënyrë. “Mamanë time, familjen time, mos guxo ta përmendesh, ca ke merru me mua, familjen time mos guxo ta përmendesh sepse pastaj nuk pyes se ku jam e më kë kam të bëj, kaq po të them ty dhe të tjerëve që kanë ndërmend të përmendin familjen time”.

Liami i thotë Gracianos se nuk ka pse të nervozohet sepse ai nuk tha asgjë të keqe, por Graciano vazhdon që t’i bërtasë në fytyrë. Ermali ndërhyn dhe i thotë që të mos diskutojnë më këtë temë dhe të mos merren më me këtë debat sepse tashmë u bënë të mërzitshëm. Edhe banorët e tjerë ndërhyjnë dhe u flasin si Liamit, ashtu edhe Gracianos duke u thënë se ata të dy po gabojnë me mënyrën se si po sillen dhe kërkojnë që të ndërpresin këtë debat të mbushura me të të bërtitura sharje e ofendime të rënda.

Kështu ata ndërpresin debatin dhe Ermali për të ndryshuar situatën i thotë Edit me shaka “a ke qenë ndonjëherë në hënë” dhe më pas ata diskutojnë për fluturimet në hapësirë dhe anijet kozmike. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles