Monday, April 2, 2012

Erioni e Dritani, bisedë; Dritani: “Nuk i njoh banorët, nuk kam strategji”

Dritani dhe Erioni bisedojnë për një kohë të gjatë për jetën e tyre jashtë shtëpisë së BB dhe punët, të cilat ushtrojnë. Në një moment, Dritani pyet Erionin për historinë e tij me vajzën që është në Greqi dhe për rrugën që do të marrë mardhënia mes tyre. Erioni i përgjigjet shkurt se historia mund të vazhdojë dhe në Shqipëri. Erioni i thotë Dritanit se përderisa Dritani e ka pyetur për këtë gjë, do të thotë se e ka parë teksa fliste për këtë gjë, po Dritani mohon ta ketë ndjekur BB para se të futej dhe nuk ka asnjë informacion për banorët. Erioni e cilëson këtë gjë, si gabim nga ana e Dritanit, pasi ai mund të kishte mësuar dhe marrë informacion mbi banorët e shtëpisë e do të ishte më i përgatitur.

Dritani shprehet se banorët duhet ta besojnë atë kur u thotë se nuk e ka ndjekur BB, pasi në të kundërt, po nuk i besuan, ky do të jetë një avantazh për të. Erioni përgjigjet se po të kishte qenë Dritani që nga dita e parë në lojën e BB, banorët e tjerë që do të futen më vonë, do t’i dukeshin më të përgatitur pasi do të kishin patur kohë për t’i njohur që nga jashtë. Dritani përgjigjet se nuk ka ardhur me strategji në BB e nuk i njeh banorët.

Genta afrohet pranë djemve dhe i thotë Dritanit se do t’i bëjë disa pyetje për ta njohur më mirë, por ai i përgjigjet se nuk do t’i përgjigjet këtyre pyetjeve, pasi përderisa ai nuk i njeh banorët, as ata nuk kanë përse ta njohin menjëherë. Ai i thotë Gentës që të prezantohet ajo e para, pa i kukuar atij ta bëjë këtë gjë.

Së fundi, teksa Genta fillon të pastrojë kuzhinën, e lë përgjysëm punën dhe Dritani i thotë se do ta vazhdojë ai. Graciano i thotë me ironi Dritanit që mos të pastrojë kaq shumë, pasi nuk do t’ia di njeri për nder. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles