“Ju e konsideroni veten konkurentë të fortë?” i pyet Françeska dhe Edi e Liami i përgjigjen “po” dhe Françeska më pas u thotë “po ju mos debatoni me njëri-tjetrin”. Liami i thotë Françeskës se ajo do të thotë se është konkurrente më e fortë se ata dhe se duke i quajtur të tjerët konkurentë të fortë ajo gabon dhe Françeska i thotë se ajo nuk po quan njëri konkurentë të fortë, por vetëm po i pyet se si e mendojnë ata veten e tyre në BB.
Edi i shpjegon Françeskës se ai e kuptoi se çfarë donte të thoshte ajo dhe Françeska vazhdon që të sqarohet më tej. “Dua të them që nuk është nevoja të debatoni me njëri-tjetrin sepse do të keni kohë për këtë, hiqni një herë ata që hanë bukë kot” u thotë Françeska dy djemve. Françeska u thotë se ata duhet të bashkohen që të shkojnë në finale banorët më të mirë që janë në shtëpi, sipas tyre. ajo thotë se nëse ata harxhojnë energji me njëri-tjetrin që tani, sepse nëse do të jenë ata që do të shkojnë në finale duhet që të kenë energji që atëherë të debatojnë mes tyre.
Liami e kundërshton Françeskën duke i thënë se kjo që thotë ajo nuk është e vërtetë dhe ajo i thotë se e ka kuptuar këtë gjë dhe e pyet “Po me Ermalin pse nuk debaton?” dhe Liami nuk i përgjigjet pyetjes së saj. aty vijnë edhe banorë të tjerë dhe biseda merr tjetër rrjedhë.
0 comments:
Post a Comment