Françeska, Graciano e Erioni qëndrojnë në oborr, ku mes tyre lind një debat. Françeska shprehet se Erioni është sjellë keq karshi saj, paçka se ajo ka kapur mendim të mirë për të. Erioni përgjigjet se nuk është kamerieri i saj që t’ia çojë kafenë tek krevati, pasi kjo është dhe pikënisja e debatit, e Françeska përgjigjet e indinjuar se nuk e ka ditur që Erioni ka këtë mendim. Në këtë moment ndërhyn Graciano, i cili i kërkon falje Erionit nëse i kanë kërkuar që t’i bëjë për të ngrënë.
Erioni shprehet se Graciano sillet si fëmijë, pasi ka gatuar dhe për të, e Graciano nuk ka ngrënë pasi i ka mbetur hatri me të. Graciano shprehet se nuk e ka detyruar asnjëherë Erionin që t’i bëjë për të ngrënë, e Erioni përgjigjet se nuk e ka përmendur konceptin e detyrimit nga ana e banorëve. Françeska shprehet se ka menduar se me Erionin ka patur mardhënie të mira, e prandaj i kanë kërkuar që t’iu bëjë për të ngrënë, por meqënëse ai e ka marrë për detyrim, i kërkon falje. Graciano i thotë Erionit: “ Po sillesh si pesë vjeç, po përmend disa gjëra që nuk kanë kuptim”. Erioni përgjigjet se ka gatuar dy pjata: një për vete dhe një për Gracianon. Ky i fundit shprehet se pjatën e tij e ka ngrënë Arbri, dhe Erioni sqaron që i ka thënë Arbrit se është pjata e Gracianos, por mund ta hante nëse Graciano nuk e donte. Françeska e mbyll debatin duke thënë se nuk e ka pritur këtë reagim nga Erioni.
0 comments:
Post a Comment