Monday, April 2, 2012

Erioni e Ermali komente për banorët; Françeska: “Unë, e vetmja femër në finale”

Pasi që Erioni e Françeska kanë debatuar në lidhje me të gatuarit në shtëpi, Erioni qëndron me Ermalin dhe komenton Françeskën. Erioni i thotë se Françeska është mërzitur për një kafe, por Ermali sqaron që Françeska është mërzitur ngaqë Erioni e ngacmon me fjalë. Erioni thotë: “Po nuk e kupton Françeska që vetëm atë ngacmoj këtu?” dhe Ermali përgjigjet se ia ka thënë këtë gjë, por ajo nuk ka reaguar. Erioni i thotë Ermalit se tani e tutje nuk do t’i flasë Françeskës e do ta shohë se si do të shkojë ajo pranë tij për të folur përsëri.

Djemtë më pas komentojnë Grandiolën teksa kalon pranë tyre. Ermali komenton veshjen e saj, ndërsa Erioni thotë se ajo i ngjan me Albulenën, që ka qenë më parë në BB. Ata pyesin Edin se si i duket Grandiola, nëse i ngjan me Lenën, por Edi përgjigjet se nuk i duket aspak si Lena, pasi Grandiola është me finesë dhe moderne në veshje. Ermali e Erioni komentojnë dhe Dritanin, ku Erioni tregon që ai i ka pohuar se nuk e ka ndjekur Big Brother nga jashtë dhe Ermali shprehet se nuk i beson kësaj fjale. Ky i fundit shton se Dritani do të ketë qenë kurioz për t’i njohur ata dhe me siguri e ka ndjekur BB.

Ndërkohë, Françeska e Dritani qëndrojnë në kuzhinë duke biseduar për tema të ndryshme. Ata flasin për jetët e tyre jashtë, për të njohurit e përbashkët, e Françeska tregon për eksperiencën e saj në Miss. Ajo më pas, shkon në dhomë pranë Metit e Arbrit e i thotë se është e aftë që Dritanit ia mbyll gojën me dy fjalë. Ata bëjnë komente për banorët e rinj, e për nominimet. Arbri shprehet se me Gertën do t’i pëlqente të afrohej shoqërisht e të dy sëbashku të shkojnë në finale. Françeska përgjigjet: “Nuk ka femra në finale, përveç meje”. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles