Sunday, April 22, 2012

Ervini i BB4, momente intime me ish-të dashurën në Itali


Ka udhëtuar drejt Italisë për të qëndruar një kohë atje, por si duket këto pushimi ai nuk i kalon i vetëm. Ka kohë që shijon beqarinë edhe pse mendon që në një të ardhme do të mund të formojë familjen e tij. Ervin Sinjari, djaloshi i BB4, po shijon jetën e beqarit duke u argëtuar me femra të ndryshme. ‘’Është një flirt që kam pasur dhe po kaloj fundjavën bashkë me të, një rikthim fund jave si një aventurë, hormonet po më qarkullojnë pak më shpejt këndej në Itali’’, thekson nën një buzëqeshje Ervini, i pyetur për bukuroshen me të cilën po kalon kohën atje. ‘’Të them të rdha me një person tjetër këndej, nuk shkoi si duhet të shkonte. U dëgjova me një ish-të dashur, erdhi për fundjavë dhe e kaluam bashkë. Sapo e përcolla në aeroport për në Oslo të Norvegjisë, pasi të hënën është në punë’’, tregon ai shumë i kënaqur për kohën që kanë kaluar së bashku në bregdetin italian. ‘’Është një modele, thjesht një fundjavë e konsumuar për qejf. Lëre se jemi dobësuar shumë, po plakem, nuk kam më takat t’u rri mbrapa vajzave’’, përfundon rrëfimin e shkurtër Ervini.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles