Sunday, April 22, 2012

Genta takon të dashurin e saj; Ai: “Do kesh mbështetjen time. Nuk i kam publikuar unë fotot”


Është koha për të folur për Gentën. Një banore për të cilën është folur shumë së fundi në median e shkruar, lidhur me disa foto private të Gentës të publikuara nëpër gazeta, çështje e cila është komentuar edhe në studio me opinionistin.

Një nga protagonistët kryesorë të kësaj historie që është përfshirë po aq shpesh në gazetat e shtypit rozë është edhe Rubensi, i dashuri i Gentën, me të cilin ajo ka pasur një lidhje për rreth 7 vjet. Rubensi është në shtëpinë e BB dhe ka ardhur për të komunikuar me Gentën, por më parë duhet të flasim me Gentën. Arbana e fton në dhomën e rrëfimit ku sheh disa momente ku ajo ka folur për të dashurin brenda ambienteve të BB.

Genta shprehet se historia e saj me Rubensin është e ndërlikuar, por dashuria nuk ka reshtur asnjëherë për të. Arbana e pyet nëse e do ende Rubensin, e Genta përgjigjet: “E dua jashtëzakonisht shumë”, e i kërkon falje nëse mund ta ketë lënduar me ndonjë veprim të sajin. Genta shton se i dashuri i saj nuk ka dashur që të futej në BB pasi ndihej xheloz dhe për shkak të familjeve. Ajo thotë se dashuria për të ka emrin Rubens e Genta.

Arbana më pas, e fton Gentën të shkojë në dhomën e surprizave, ku gjendet Rubensi. Ajo shkon pranë tij e përqafon, dhe e pyet nëse është i mërzitur me të, por ai mohon. Genta i kërkon falje dhe i thotë se e ka marrë malli për të. Rubensi i thotë se nuk është mërzitur se ajo e ka gënjyer duke mos i treguar për hyrjen e saj në BB. Aty gjenden dhe gazetat me fotot e saj të publikuara, dhe ai i tregon se gazetat kanë shkruar shumë për të, por do t’i gjendet pranë. Në atë moment shfaqet një klip me fotot e saj intime të publikuara, e ajo kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur. Ai i tregon se janë publikuar foto të tyre, por nuk i ka nxjerrë ai, teksa Genta aludon se vetëm ai i ka pasur ato foto. Rubensi pohon përsëri se nuk është ai autori i publikimit të fotove intime mes tyre. Ai i thotë se do të sqarohen kur Genta të dalë nga BB, ndërsa ajo mendon për familjen dhe shpreson të ketë mbështetjen e tij si i dashur e jo si shok kur të dalë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles