Sunday, April 1, 2012

Grandiola e Dritani flasin për veten; Françeska e Genta: “Këtë javë del Lori”

Banorët zgjohen disi më herët mëngjesin e sotëm, duke marrë shkas edhe nga banorët e rinj, të cilët nuk janë mësuar ende me oraret e banorëve brenda shtëpisë. Disa prej tyre dalin në oborr, ndërsa pjesa tjetër rrinë në dhomën e ndenjes. Ndërsa disa nga banorët zgjohen më vonë se të tjerët dhe janë duke fjetur në dhomën e gjumit. Dritani flet për veten dhe shoqërinë e tij. Thotë se shoqëria e tij shpesh e thërret Labi.

Grandiola flet për veten dhe për shkollimin saj. Ajo thotë se ka dashur që të studiojë për Pediatri dhe ka fituar shkollën në një qytet tjetër, por i ati nuk ka dashur që ajo të jetonte vetëm në një qetet tjetër dhe kështu ka studiuar në qytetin e saj. Grandiola thotë se është shumë e kënaqur sepse ka filluar të punojë në vende shumë të mira pune.

Françeska dhe Gentiana fillojnë që të diskutojnë me njëra-tjetrën për banorët që janë në nominim. Françeska mendon se banori që do të dalë këtë javë është Lorena. Ajo mendon se nëse del Meti, Lorena do të dalë në nominim me banorët e rinj dhe ka për të dalë javën tjetër. Të njëjtën gjë mendon edhe Genta.

Më pas banorët mblidhen në tavolinën në kopsht dhe flasin me njëri-tjetrin për buxhetin e kësaj jave. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles