Kompania holandeze qe jep patenten e organizimit te "reality-show"-t të famshem ka sjelle nje verdiktin perfundimtar. |
Kur gjithcka dukej se po shkonte vaj vjen një “rrufe ne qiell” te hapur nga Endemol në drejtim Big Brother Albania 5. Kompania mediatike, që shet patentat e organizimit të “reality-show”-t të famshëm nëpër botë mësohet se ka dërguar një vërejtje ultimative ndaj organizatorëve të spektaklit shqiptar. Shkak është bërë ajo që ka ndodhur me konkurentin Edgar Çani, i cili fillimisht doli pa dhënë asnjë shpjegim e më vonë hyri sërish pas tre orësh.
Nga burime pranë autorëve të BB5, një veprim i tillë është konsideruar si i pafalshëm nga ana e kompanisë holandeze, pasi ka falsifikuar lojën, duke pasur parasysh se një nga rregullat kryesore është që konkurentët s’duhet të kenë kontakt me botën e jashtme.
Duke u nisur nga kjo, por edhe nga ndonjë shkelje tjetër e normave, “Endemol” ka marre vendimin për ta mbyllur para kohe këtë edicion të Big Brother Albania. Madje duke vënë në dyshim edhe vijimin e tij në vitet e ardhshme.
Në fund të fundit s’do të ishte hera e parë që do të ndodhte diçka e tillë. Shembulli më i freskët vjen nga fqinjët tanë italianë. Aty, “reality-show” i drejtuar nga Alessia Marcuzzi është vendosur të mbyllet përpara kohe (sonte, finalja), ndërkohë që fillimisht ishte programuar të zgjaste minimumi 6 apo 7 muaj, aq sa duhet të kalonte në histori si më i gjati. Madje sikur mos të mjaftonte kaq është bërë e ditur se ky program në Itali mund të ndërpritet për disa vite, për shkak të shkeljeve të shpeshta që janë vërejtur. Kështu, “virusi” i “Grande Fratellos” italian duket se në një farë mënyrë ka infektuar edhe “Vëllain e Madh” shqiptar.

P.S.: Lajmin mos e merrni si të mirëqenë se është i gjithi një genjeshter!
Gezuar 1 Prillin!!!
Gezuar 1 Prillin!!!
0 comments:
Post a Comment