Sunday, April 1, 2012

Vëllai i Madh, ofertë për banorët; Liami: “Mos harroni, është 1 Prilli”


Ndërkohë që Lorena dhe Grandiola fillojnë të pastrojnë, disa nga banorët fillojnë që të luajnë me një top të improvizuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që për banorët ka ardhur një zarf e banorët mblidhen për të mësuar komunikimin nga Vëllai i Madh. Genta fillon që të lexojë zarfin, duke thënë se Vëllai i Madh u dhuron nj shportë me produkte të ndryshme me vlerën 9500 lek, por që banorët mund ta blenë me 50 % ulje. Banorët duhet të vendosin nëse kjo shumë t’u hiqet nga shuma e buxhetit të kësaj jave. Gentiana u thotë se ata duan që të marrin një vendim që në këtë moment. Banorët fillojnë që të diskutojnë nëse në këto ushqime përfshihen apo jo cigaret. Ata vendosin që ta pranojnë shportën edhe nëse nuk do të jenë të përfshira cigaret.

Liami pasi dëgjon komentet nga banorët, thotë me zë të lartë: “Mos harron, është 1 Prilli sot!”, por banorët nuk e komentojnë fare idenë e tij.

Pas diskutimesh e debatesh të shumta mes banorëve, disa prej tyre dalin jashtë dhe vazhdojnë të luajnë me topadjegës, me topin e tyre të improvizuar. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles