Saturday, April 28, 2012

Grupet e krijuara në shtëpinë e BB; Trekëndësh i fortë mes Liamit, Arbrit e Gertës

Java që lamë ka qenë e ngjeshur me episode. Në shtëpi është krijuar një trekëndësh i fortë mes Gertës, Liamit e Arbrit. Këtij trekëndëshi i është shtuar tashmë dhe Tani. Nga ana tjetër janë: Françi, Ermali, Erioni, Genta e Graciano, i cili me gjithë përpjekjet për të luftuar vetëm, i është bashkuar grupit. Arbana komunikon me banorët e u thotë se gjithçka që nuk transmetohet në klipe gjatë spektaklit, nuk meriton vëmendje, për shkak të toneve të larta dhe fjalorit që ata përdorin herë pas here.

Arbana i fton të gjithë të shohin një klip me tematikën e grupimeve të shtëpisë e së pari protagonistë janë grupi i parë i Liamit. E pas komenteve nga banorët, shfaqet një klip tjetër me protagonistë, grupin e dytë të krijuar në shtëpi. Liami, Gerta e Arbri pohojnë se janë grup, por Arbri distancohet e thotë se kanë përputhje mendimesh e jo domosdoshmërisht mund të quhen grup.

Çështjet më pikante janë që Françeska e Tani janë shprehur se Genta nuk kuptohet në cilin grup bën pjesë, Gertën e pyet nëse me Liamin e Arbrin ka shoqëri apo lojë, e Arbrin e pyet se si ndihet kur të tjerët e komentojnë si vegël të Liamit. Liami i jep dy zara Ermalit e Gentës e thotë se më parë duhet t’i hedhë Françeska zaret që të fillojë loja, ndërsa Françeska kundërpërgjigjet se nuk denjon të flasë me Liamin, 33 vjeç pasi për të është zero. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles