Saturday, April 28, 2012

Gerta, i shpëton eliminimit të kësaj nate; Ola, fiton imunitetin nga prova e liderit

Arbana shprehet se është momenti për të pritur zarfin me vendimin për të nominuarit e javës. Në këtë moment, ajo thotë emrin e banorit të parë që i shpëton nominimit mes: Olës, Gertës, Tanit e Gracianos, e ajo është Gerta.

Më pas, flitet për provën e javës. Këtë javë BB ka organizuar një provë lideri, fituese e së cilës është Ola. Banorët duhet të gjenin disa arusha me ngjyra, të futur nëpër disa jastëkë, më pas duhet të kalonin në një platformë me ngjitës.

E gjithë kjo kërkonte shpejtësi dhe forcë dhe si rrjedhojë, finaliste kanë qenë dy femra: Ola e Genta. Në një klip shfaqen momente nga prova e liderit e Arbana e uron Olën për imunitetin që do të përfitojë nëse qëndron ende në lojë natën e sotme,e në të kundërt, imuniteti nuk i kalon askujt. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles