Saturday, April 28, 2012

4 personazhe të rinj në shtëpinë e BB; Shumë të qeshura në shtëpi

Në shtëpinë e BB do të hyjnë 4 personazhe fantastike. Ata janë 4 banorë të rinj, të cilët do të qëndrojnë për pak në shtëpinë e BB. Është një gjë që do të shkaktojë shumë humor në shtëpi.

Arbana komunikon me banorët e i pyet si i duket ideja që në shtëpi të hynë 4 personazhe të rinj. Në monitor shfaqen skedat e tyre, ku në të vërtetë janë qentë e Françeskës, Liamit, Erionit e Tanit.

Arbana u thotë se ata duhet të zgjedhin njërin që ta mbajnë për pak kohë në shtëpi, por zgjedhjen duhet ta bëjnë: Arbri, Ermali, Genta Gerta, Graciano e Ola. Pronarët e qenve nuk kanë të drejtë zgjedhjeje.

Pasi diskutojnë, banorët zgjedhin të mbajnë në shtëpi qenin e Erionit, por në të vërtetë në shtëpi ndodhen të katër qentë e ata mund t’i kenë të katërt aty me të mbaruar spektakli. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles