Ish-banori i Big Brother mohon qe te jete kercenuar nga partneri i banores aktuale |
Pas lajmit se ai po kërcënohej nga i dashuri i Gertës, ne e pyetëm Ervinin për këtë dhe na u përgjigj se kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Një javë më parë ai madje e ka mohuar që të ketë pasur diçka më shumë me vajzën nga Vlora, sesa thjesht një flirt. Ndërsa më tej ka shtuar se ata janë njohur në lokalin ku punonte dikur Olsi Mingomata. “Ai ma prezantoi, pasi e di që kam një debolesë për biondet. Kam një debolesë për vlonjatet, pasi janë gjithmonë një hap para, i kapin gjërat në ajër. Janë caliente”, – është shprehur ai.
0 comments:
Post a Comment