
Banorët i afrohen shpesh here secilës pulë me qetësi, për të mos e trembur, duke menduar se ka ardhur momenti për të marrë vezën. Disa nga banorët aludojnë se ato janë gjela dhe jo pula, ndërsa Erioni dhe disa nga banorët thonë se arsyeja e vetme që ende nuk po marrin një vezë, është se ata kanë biseduar gjatë gjithë kohës me zë të lartë. “Kanë për ta bërë zog direkt”, thotë Edgari duke qeshur.
Pulat fillojnë të kakarisin, ndërsa banorët mendojnë gjatë gjithë kohës se po vjen momenti që kanë orë të tëra që e presin, por sërish zhgënjehen.
Meti vendos që t’i bëjë një lojë Françeskës, duke marrë një vezë nga frigoriferi në shtëpi dhe duke ia vendosur pulës së Françeskës, sikur është ajo që e ka bërë. Të gjithë banorët bëhen pjesë e lojës, duke duartrokitur, se më në fund pula e parë e bëri vezën. Pas pak minutash, ndërsa Françeska merr vezën në dore dhe e shikon shkrimin në të, kupton që gjithçka ishte vetëm një lojë. Të gjithë banorët qeshin me të.
0 comments:
Post a Comment