Është 20 vjeçe, studente në Fakultetin e Inxhinierisë për Topografi. Hyrja në Big Brother në fillim ishte një test për të, nëse do pranohej apo jo! Por shumë shpejt u bë realitet. Dy javë pasi ky show kishte filluar, e lajmëruan se do të hynte në shtëpi. E pranoi pa u menduar dy herë, por kurrë nuk e kishte menduar se aty do të krijonte një lidhje që do përflitej kaq shumë për skenat seksuale netëve të vona në shtëpi. Në fund të fundit jam 20 vjeçe, tregon Lori, dhe nuk kam pse mendoj kaq shumë se si mund të përkthehet lidhja ime në shtëpi. Në fund të fundit bëra atë që më pëlqente e dhe u ndjeva mirë. Gjëja që më ngrohë më shumë është se familja mbështeti veprimet dhe sjelljen time. Lorena në këtë bisedë, një javë pas daljes nga shtëpia na tregon më shumë për veten, lidhjen intime brenda shtëpisë dhe si do e pres ajo Gracianon kur të dal nga shtëpia
Çfarë ju shtyu të merrnit pjesë në Big Brother?
Për të provuar nëse do të hyja apo jo. Nuk e kisha menduar ndonjëherë seriozisht. Isha me disa miq të mi për kafe, aplikova dhe u pranova. Kur filloi Big Brother e ndava mendjen që nuk do futesha, një ditë para hyrjes më morën në telefon dhe hyra.
Ju hytë dy javë me vonesë, e kishit ndjekur ato dy javë?
Po, e kisha ndjekur. Nuk mund të them që i njihja personazhet, por i kisha parë. Nuk hyra aty me premtimin se çfarë do të bëj apo se si do të sillem.
Shumë ndryshe. Një presion dhe një situatë krejt tjetër nga ç’duket. Hyra, por nuk arrita të përshtatesha me ata njerëz që gjeta aty. Njerëz që nuk kishin lidhje me tipin tim. Një nga sfidat e mia ishte edhe se sa do të arrija të përshtatesha por kaq arrita, jo më shumë.
Çfarë ishte për ty Big Brother?
Ishte një eksperiment për mua. Shumë reagime të tuat aty brenda nuk mund të jenë ashtu në të vërtetë. Unë nuk isha ajo që tregova veten aty brenda.
Çfarë të afroj më shumë me Gracianon?
Në fillim gjërat e vogla. Mosha, tipi i lëvizur…
Je tip aventuriere?
Në përgjithësi po, i marrë gjërat lehtë dhe me sportivitet.
Nuk është se i vura vetes një kufi, që kur të hy aty do bëj këtë apo do të bëj atë. Hyra me mendimin do shoh dhe do reagoj ashtu siç është momenti. Por nga ana tjetër nuk do i ndaloj vetes asgjë.
E konsideron veten të lidhur me Gracianon?
Po, mendoj që kur të dal jashtë do shohim.
Çfarë bëtë ju në Big Brother?
Bëra qejf. Bëra atë që ndjeva. Kalova mirë, ishte një eksperiencë që nuk do e përjetojë njëherë tjetër. Nuk jam penduar fare që kam hyrë aty dhe mund të them që e kam shijuar.
Marrëdhënie seksuale në Big Brother?
Intimiteti është diçka shumë personale. Në Big Brother duke qenë i vëzhguar 24 orë nuk ke shumë mundësi t’i fshehësh dhe tani që më bëhet kjo pyetje, me vjen mirë që ka ngelur ende pa një përgjigje konkrete. Mua më pëlqen kjo gjë sepse kuptoj që publiku nuk e ka kapur dot dhe më pëlqen ta lë kështu. Por u them që të mendojnë pozitivisht, aty ka pasur dashuri
Të rrish 24 aty, jashtë mund të ndodh për një muaj, por aty brenda edhe për tre ditë. Aty gjërat ndodhin më shpejt se sa në jetën reale.
Si të pritën familjarët pas daljes nga shtëpia?
Jam ndjerë e pritur shumë ngrohtë nga familja. E dija që mami do më kishte kuptuar. Ishte shumë e lumtur për mua dhe e kishte marrë shumë malli. Ajo gjithmonë më ka kuptuar dhe ka qenë tolerante ndaj zgjedhjeve të mia e më ka thënë nëse ti je mirë edhe unë jam mirë.
Kush do e fitoj Big Brotherin?
Graciano.
Mos u ndiko nga simpatia personale…
Jo nuk ndikohem, por thjesht mendoj që është njeriu më i drejtë dhe më i mirë aty brenda. Është i vërtetë, i shkathët dhe di t’ia tregojë vendin të tjerëve aty brenda.
Kur e kuptove që mund të lidheshe me të ?
Duke e njohur, duke e parë
0 comments:
Post a Comment