Saturday, April 14, 2012

Pakënaqësi mes Erit dhe Françit; Diskutojnë: “Mosha e përshtatshme për t’u martuar”

Bisedat mes banorëve vazhdojnë ende, ndërsa ngrohen afër zjarrit. Erioni dhe Françeska fillojnë një debat mes njëri-tjetrit, nga disa pakënaqësi që kanë krijuar gjatë kohës të qëndrimit në shtëpi. Edhe pse nuk preferojnë që ta zgjasin diskutimin, ata i hedhin batuta njëri-tjetrit, duke nënkuptuar që kanë një pakënaqësi të theksuar, lidhur me sjelljen e tjetrit.

Më vonë fillon një diskutim, lidhur me moshën e përshtatshme për t’u martuar. Disa nga banorët mendojnë se një moshë e madhe e çiftit, bën që vendimi të jetë sa më i pjekur dhe familja të jetë sa më e konsoliduar. Ndër ta është edhe Liami. Ndërsa pjesa tjetër, si Grandiola, mendon se një martesë në moshë të vogël, vlen, pasi prindërit do të jenë më të rinj dhe më të aftë për t’i rritur fëmijët.

Disa nga banorët ngrihen dhe shkojnë të shikojnë pulat e tyre, ndërsa janë gati për të bërë vezën. Më vonë banorët fillojnë që të këndojnë këngë shqiptare me zë të lartë njëzëri. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles