
Arbana e fton Metin në dhomën e rrëfimit për të parë një nga rrëfimet e tij më të ndjera e më të bukura të kohëve të fundit. Banorët ndërkohë, shohin gjithçka që ndodh në ekranin e sallonit.
Pasi shikojnë klipin, Arbana e pyet Metin për Laurën, por ndërkohë Meti është përlotur. Meti tregon se ka tre vjet që njihet me Laurën, por ka pasur shumë xhelozi që kanë ndërhyrë në lidhjen e tyre. Gjithashtu, Meti sheh një klip me foto të tijat me me Laurën dhe dëgjon një letër që ajo i ka shkruar duke i shprehur sërish dashurinë.
Arbana e fton Metin të shkojë në zonën e pishinë, ku është shkruar “Ta du zemrën”, çka është shprehja që ata përdorin më shumë kur shkruajnë me njëri-tjetrin. Në fund të pishinës ka një dhuratë për të. Ai duhet të zhytet e ta marrë varësen dhuratë nga Laura.
Laura pret një premtim nga Meti, e ai thotë se para se të hyjë i ka treguar se nuk do të ndryshojë, e asnjëherë nuk do të bëjë diçka që ta lëndojë atë, dhe thotë se e do shumë. Ai shton se nëse do të jenë përsëri bashkë, do të jenë personat më të lumtur në botë, e do ta dojë më shumë nëse e ka afër.
0 comments:
Post a Comment