
Së fundi, Arbana shprehet se mes Edit dhe Metit, banori që duhet të lërë menjëherë shtëpinë është Meti.
Më pas, është momenti i provës së javës. Ka qenë një javë plot ngjyra në shtëpinë e BB, një javë me muzikë rome, banorët janë veshur si ciganë, kanë mësuar fjalë rome, kanë mësuar të thurin shporta, të lexojnë filxhan, kanë kërcyer, etj. Përveç provës së javës, BB i ka ngarkuar banorët dhe një detyrë tjetër, për të cilën ata kanë ndenjur zgjuar deri në mëngjesin e sotëm, në pritje që pulat të bënin vezë. Ka pasur jo pak debate për këtë.
Arbana fton Gertën dhe Liamin në dhomën e rrëfimit, sepse duhet të kuptojmë sa mirë i kanë mësuar fjalët që u dha BB. Ndër 10 fjalë ata duhet të gjejnë të paktën pesë, për të fituar 50% të buxhetit. Gerta nuk arrin të gjejë asnjë nga fjalët, ndërsa Liami vetëm dy prej tyre, kështuqë kjo fazë nuk quhet e kaluar.
0 comments:
Post a Comment