
Më pas, Arbana flet për Arbin, i cili është një nga banorët e rinj të shtëpisë, por ka arritur që me anë të karakterit të tij të integrohet aq mirë në shtëpi, saqë duket sikur ka hyrë që ditën e parë. Energjia dhe protagonizmi e kanë shoqëruar që nga fëmijëria. Gjatë kohës së luftës së Kosovës, familja e Arbrit është mirëpritur për rreth tre muaj nga një familje Shqiptare, familja Prespa, me të cilën ai ka një lidhje mjaft të veçantë.
Arbana flet me Arbrin dhe e pyet se çfarë e lidh më së shumti me Tiranën. Ai përgjigjet se në një moment që nuk kanë ditur kur të shkojnë së bashku me familjen e tij, një familje është treguar shumë bujare e mikpritëse me ta, ç’ka ka bërë që ata të mos e ndjejnë mungesën e shtëpisë dhe i është shumë mirënjohës atyre njerëzve.
Së fundi, familja në të cilën ka ndenjur Arbri, i ka dërguar atij një mesazh në një klip suprizë për të, ku ata flasin me shumë dashuri për Arbrin.
0 comments:
Post a Comment