Friday, April 13, 2012

Në pritje të vezës; Banorët mundohen të “bindin” pulat të bëjnë vezë


Banorët dalin në zonën e provave dhe aty gjejnë pulat që kanë nga një shirit me ngjyrë si ajo që mbajnë banorët në dorë. Sapo gjejnë pulat përkatëse, banorët fillojnë t’i kapin dhe më pas i vendosin nëpër kosha duke pritur që pula të bëjë vezë. Gerta është një nga banorët që e ka të vështirë të kapë pulën, ndërsa Genta nuk ia del dot që të mbajë pulën brenda koshit.

Ndryshe nga ato Françeska duke shumë e zonja me pulën e saj. ajo arrin ta mbajë pulën e saj të qetë brenda koshit dhe fillon që t’i flasë. Françeska është ajo që u vjen në ndihmë edhe të tjerëve në kapjen e pulave. Kështu pasi ia kap pulën Gentës, Françeska e këshillon se si të sillet me të në mënyrë që pula të rrijë qetë dhe të bëjë vezën e saj.

Kjo provë krijon shumë situata komike në shtëpinë e Big Brother. Banorët pasi i kapin pulat fillojnë të flasin me pulat e tyre duke iu lutur atyre që të bëjnë sa më parë vezë sepse në të kundërt banorët nuk do të futen në shtëpi derisa një nga pulat të bëjë vezën. Ata fillojnë edhe t’u këndojnë pulave të tyre dhe shkëmbejnë shaka të shumta me njëri-tjetrin për këtë provë kaq gazmore. Disa prej tyre përdorin metodën e ledhatimeve duke shpresuar se në këtë mënyrë pula do të bëjë më shpejt vezë. Disa të tjerë i vendosin pulat pranë zjarrit në mënyrë që duke qenë më ngrohtë, ndoshta do t’i ndihmojnë të bëjnë vezë, ndërsa Erioni e lë pulën e vet në një kënd dhe vetëm e kontrollon herë pas here.

Banorët vazhdojnë të presin vezën e parë të pulave dhe mundohen që gjatë kësaj kohe edhe të argëtohen. Liami është banori më i lëvizshëm. Ai i bën shëtitje pulës së tij duke e mbajtur brenda koshit dhe më pas ai fillon të bërtasë për të trembur pulat. Arbër u thotë banorëve se tashmë është bërë një kohë e gjatë që ata presin vezë nga pulat dhe dyshon se ato mund të jenë gjela. Banorët e tjerë qeshin e kështu situata bëhet gjithnjë e më qesharake.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles