
Gjatë kohës së provës Françeska debaton me Ermalin, por kjo duket edhe si lojë, pasi ajo qesh. Disa herë Ermali e ofendon duke i thënë me ashpërsi “mbylle gojën”. Kjo duket se e ka mërzitur Françeskën dhe për një kohë të gjatë ata kanë ndenjur të distancuar dhe të mërzitur me njëri-tjetrin.
Në një moment Ermali i shkon pranë Françeskës dhe të dy ulen pranë njëri-tjetrit, pak metra larg banorëve të tjerë. Ata fillojnë që të sqarojnë keqkuptimet e mëparshme. Françeska i thotë se ai ka gjithë ditën që e ngacmon dhe i flet me ashpërsi duke e mërzitur. Nga ana tjetër edhe Ermali duket i mërzitur. ai i thotë se edhe Françeska e ka acaruar me shprehjet e saj de i thotë “kur të them hesht, mos vazhdo më” dhe Françeska i përgjigjet “pse të mos e jap mendimin tim në atë moment?”. Ermali e sqaron vajzën se ndonjëherë ajo nuk merr parasysh që banorët e tjerë i vëzhgojnë për të marrë sa më shumë informacion dhe më pas të kenë ku të kapen me ta.
Të dy pajtohen dhe rrinë të përqafuar teksa presin që pulat të bëjnë vezë.
0 comments:
Post a Comment