Wednesday, April 11, 2012

Prova e Javës;- Fillon “Java Rome” ne shtëpinë e Big Brother 5

Që natën e spektaklit banorët morën mendimin se gjatë kësaj jave ata do të kenë si provë javë “një javë rome” duke iu kushtuar 8-Prillit, ditës ndërkombëtare të romëve.
Kjo provë do të ketë disa faza gjatë realizimit të saj. Gerta kthehet nga dhoma e rrëfimit duke mbajtur në dorë zarfin që përmban udhëzimet për këtë fazë të parë të kësaj provë. Ajo kërkon vëmendjen e të gjithë banorëve dhe fillon të lexojë përmbajtjen e zarfit.

Gjatë kësaj jave banorët do të mësojnë shumë gjëra nga kultura e romëve. Sot Vëllai i Madh udhëzon ata që të mësojnë disa fjalë rome të cilat janë shkëputur nga fjalori i tyre i përditshëm. Pasi t’i kenë mësuar mirë ata do të përpiqen që të formojnë fjali me fjalët që kanë mësuar.
Big Brother u kujton banorëve se nga kjo provë dhe të tjerët që do të vijnë pas saj do të varet buxheti i tyre për javën e ardhme. Duke u uruar punë të mbarë, mbyllet edhe komunikimi i BB për banorët.

Gerta u shpërndan atyre nga një fletë në të cilat janë shkruar fjalët kryesore të gjuhës rome. Banorët marrin secili fletët e tyre dhe fillojnë që t’i mësojnë ato duke bërë edhe shaka të shpeshta me njëri-tjetrin.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles