Wednesday, April 11, 2012

Graciano-Liamit “ti po shteron, ke mbaruar”;-Liami “mbarimi im, është fundi yt”


Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe në një moment Liami flet në vesh me Erionin dhe Gracianos i duket sikur ai flet për të dhe këtu lind një debat. Graciano mendon se Liami po i kërkonte Erionit që të nominojnë Gracianon. Të dy debatojnë duke përdorur ironi e ofendime të shumta.

Duke debatuar Graciano i thotë Liamit “ti po shteron, ke mbaruar” dhe Liam i përgjigjet “mbarimi im është fundi yt”. Graciano fillon të flasë me shpejtësi duke i thënë Liamit se ai nuk po bën më lojë dhe energjitë e tij janë duke shteruar. Graciano i përmend atij surprizën e të shtunës për të dashurën e tij, Evelinën dhe i thotë “shyqyr që t’u bë surpriza gjatë spektaklit dhe fillove të lëvizësh”. Liami i thotë Gracianos se ai sheh gjëra të tilla dhe i përdor kundër banorëve dhe kjo nuk i duket aspak e hijshme. Graciano i thot6ë se ai prandaj ka ardhur në shtëpi që t’i shohë të gjitha dhe këtë gjë e bën gjatë gjithë kohës.

Liami i qetë i thotë Gracianos “shko futi një top-energji dhe hajde”, por Graciano vazhdon të flasë me zë të lartë dhe shpejtë. Liami i thotë se atij nuk i intereson fare se çfarë bën Graciano. “Ti për mua këtu je parazit, ta kam thënë” i thotë Liami Gracianos, ndërsa Graciano i thotë “ti për mua je i shteruar, je i ulët”. Liami i thotë se nuk po e kupton se përse Graciano reagon kështu me të sepse deri të shtunën kishte mbështetjen e tij, ndërsa Graciano e mohon se e ka përkrahur ndonjëherë Gracianon.

Në debatin e tyre ndërhyn edhe Arbëri i cili si zakonisht mbron Liamin duke ironizuar Gracianon. Në dhomën e ndenjes ndodhet edhe Dritani i cili ka krijuar një afrimitet me Gracianon këtë javë. Ai i thotë Arbërit që të mos ndërhyjë në debatin e Gracianos me Liamin dhe Graciano shton pas tij “po Arbërit iu prek Liamit”. Për disa minuta me radhë Graciano debaton me ironi me Liamin dhe Arbërin duke përdorur ironi therëse mes tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles